Build Skills with our trainings

Sign up now!

Maqedonci pret gjeneral Kingjin: Mbështetje e Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në iniciativat rajonale

Nën 15, 2023

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, pritën sot në takim Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), gjeneral major, Arben Kingji, me delegacionin e lartë të FARSH-it. Në takim u diskutua rreth situatës aktuale të sigurisë, si dhe mundësisë së thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet forcave të të dyja vendeve në disa fusha ushtarake.

Me këtë rast, ministri Maqedonci shprehu mirënjohje të thellë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për kontributin e veçantë të tyre në zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së, veçanërisht në fushën e arsimimit dhe stërvitjes.

Gjithashtu, ai ritheksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që ka mbështetja nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe FARSH, si shtet anëtar i NATO-s, duke pasur parasysh përvojën e madhe në procesin e integrimeve euroatlantike, si dhe në ngritjen dhe zhvillimin e operacionalitetit ushtarak në përgjithësi.

Nga ana e tij, Gjeneral Jashari e falënderoi Gjeneral Kingjin për vizitën dhe shprehu mirënjohje për përpjekjet e pashtershme të Shqipërisë për mbështetjen e dhënë për zhvillim dhe avancim të mëtejmë të FSK-së dhe në përafrimin e ushtrive të të dyja vendeve.

Ndërsa, Gjeneral Kingji në këtë takim ofroi mbështetjen e pakushtëzuar të Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në iniciativat rajonale.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që të vazhdohet ky bashkëpunim i ngushtë për të garantuar mbrojtjen e interesave kombëtare, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM