Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti pret Nimanbegun, flasin për për situatën politike dhe ekonomike në rajon

Nën 16, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-deputetin e Kuvendit të Malit të Zi e Kryetarin e Partisë Forca e Re Demokratike, Genci Nimanbegu.

Gjatë takimit, Kurti njoftoi përfaqësuesit e partisë shqiptare nga Mali i Zi për situatën politike dhe ekonomike në vend, e po ashtu u diskutua dhe situata në rajon.

Kryeministri Kurti e përgëzoi Nimanbegun për punën e tij të vazhdueshme për shqiptarët e Malit të Zi e veprimtarinë në fushat të cilat janë me interes.

U fol dhe mbi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi dhe identitetit kulturor e gjuhësor, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM