Build Skills with our trainings

Sign up now!

Paraqiten si inspektor të Policisë së Kosovës, arrestohen tre të dyshuarit

Nën 16, 2023

Policia ka identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar të cilët kanë shkuar në njërin prej fabrikave të qytetit të Prizrenit kinse për të nxjerrë një borxh, të njëjtit janë prezantuar se janë pjesëtaret e Inspektoratit të Policisë së Kosovës, konkretisht janë prezantuar në emër të një zyrtari të lartë të Inspektoratit.

Pas pranimit të informatës, hetuesit e Sektorit Rajonale të Hetimeve të Prizrenit kane dale ne vend ngjarjes dhe pas mbledhjes së provave dhe dëshmive të nevojshme është kuptuar se të njëjtit nuk janë pjesëtarët e Inspektoratit të Policisë së Kosovës, por janë persona te cilët kane keqpërdor emrin e tyre .

Të dyshimtët pasi që janë identifikuar dhe lokalizuar janë arrestuar që të tre në Prishtinë.

Të njëjtit janë intervistuar në prani të avokatëve dhe kanë pranuar veprën.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm dy të dyshuarit ndalohen në ndalim policor për 48 orëve, kurse i dyshuari i tretë shkon në procedurë të rregullt, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM