Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani: Diversiteti dhe gjithëpërfshirja në zhvillimin e teknologjisë informative të jenë imperativ i kohës sonë

Nën 16, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka qëndruar për vizitë njëditore zyrtare në Portugali, i është adresuar pjesëmarrësve në Samitin më të madh në botë të teknologjisë informative, i cili po mbahet në Lisbonë.

Para përfaqësuesve të më se 160 shteteve, Presidentja Osmani ka folur për rëndësinë e sektorit të ICT-së, barazisë gjinore, etikës dhe gjithpërfshirjes.

“Po aq sa është e rëndësishme etika për sektorin e teknologjisë informative, e cila po zhvillohet me ritëm të shpejtë, ne nuk duhet t`i harrojmë paragjykimet në rritje në këtë fushë. Prandaj, diversiteti dhe gjithëpërfshirja në zhvillimin e teknologjisë informative duhet të jenë imperativ i kohës sonë”, ka theksuar presidentja Osmani.

Sipas Presidentes Osmani, sektori i teknologjisë informative është jo vetëm mundësi e fuqizimit ekonomik, por edhe katalizator për transformimin e shoqërisë.

Ndryshe, Samiti i Lisbonës është më i madhi në botë në fushën e teknologjisë informative, ndërkohë që në këtë edicion ka mbledhur afro 160 shtete dhe mbi 70-mijë pjesëmarrës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM