Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria e Kosovës përkrah Zotimin Global për Energjinë e Ripërtëritshme dhe Efiçiencë të Energjisë

Nën 16, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonominë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mirëpriti në ndërtesën e Qeverisë, Chargee d’affaires të Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, së bashku me ambasadorë e zëvendësambasadorë të shteteve anëtarë të BE-së, në prag të Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike, COP 28.

Në takim, kryeministri Kurti dhe ministrat Rizvanolli dhe Aliu shprehën mirënjohjen për mbështetjen e BE-së, i informuan mbi reformat në fushën e energjisë, klimës dhe ambientit, dhe konfirmuan përkushtimin e Kosovës ndaj zotimeve globale për Energjinë e Ripërtëritshme dhe Efiçiencë të Energjisë (Global Renewables & Energy Efficiency pledge), të cilat janë në përputhje me synimet dhe politikat e Qeverisë në fushat përkatëse.

Republika e Kosovës do të marrë pjesë në COP28 për herë të dytë. Me këtë rast, Qeveria e Republikës së Kosovës edhe zyrtarisht do t’i bashkohet Zotimit Global për Energjinë e Ripërtëritshme dhe Efiçiencë të energjisë (Global Renewables and Energy Efficiency Pledge), thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM