Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca merr pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Shteteve të Evropës Juglindore

Nën 17, 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, po merr pjesë në punimet e Konferencës së 11-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Shteteve të Evropës Juglindore, me temë diskutimi “Procesi i integrimit evropian të vendeve të Evropës Juglindore”, e cila po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Në konferencë, shtetet aspiruese për integrim po shkëmbejnë pikëpamje dhe përvoja për procesin integrues, veçanërisht nga këndvështrimi i kontributit të parlamenteve në mbështetjen e agjendës së reformave që shtetet duhet të ndërmarrin në rrugën e tyre drejt BE-së.

Në fjalën e tij para pjesëmarrësve kryetari Glauk Konjufca potencoi rëndësinë e unitetit pan-evropian kundrejt rreziqeve që rajoni ynë dhe Evropa në përgjithësi po përballet këto kohë, kur agresioni rus në Ukrainë po vazhdon, sikurse edhe përpjekjet për të përhapur vatra të reja konflikti dhe krize.

Në këtë kontekst kryetari i Kuvendit denoncoi përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës në shtator të këtij viti dhe njëherësh i bëri thirrje Bashkimit Evropian të ushtrojë më shumë presion ndaj Serbisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, thelbi i të cilit normalizim duhet të jetë njohja reciproke si dy subjekte sovrane dhe të pavarura, ashtu edhe siç përcaktohet në Marrëveshjen e Brukselit.

Në vazhdim të fjalës së tij para pjesëmarrësve të kësaj konference kryetari Glauk Konjufca theksoi progresin që Republika e Kosovës ka bërë në procesin integrues, përmes një plani kombëtar reformash integruese, ku Kuvendi i Kosovës ka luajtur rol krucial në miratimin, ndryshimin dhe plotësimin e një game të gjerë ligjesh dhe ristrukturimesh të kuadrit institucional në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian.

“Republika e Kosovës e sheh Bashkimin Evropian si një bashkësi politike ku respektohen vlerat demokratike, liritë dhe të drejtat, sovraniteti dhe integriteti territorial i anëtarëve të saj”, theksoi kryetari Konjufca.

Në konferencë, përveç delegacioneve të parlamenteve të rajonit, po merr pjesë edhe Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Olivèr Várhelyi, si mbështetje për aspiratat euro-integruese të vendeve të Evropës Juglindore që janë në proces integrimi, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM