Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se ka filluar zyrtarisht realizimi i projektit për të ruajtur dhe mbrojtur historinë e pasur të Dresnikut.
Dokumentimi i Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut aktualisht është duke u zhvilluar përmes përdorimit të paisjeve të avancuara të teknologjisë. Ky projekt mbështetet nga MKRS dhe Ambasada SHBA-së në Prishtinë, me partnerin zbatues CHwB Kosova.
Le të festojmë së bashku trashëgiminë e Dresnikut dhe të krijojmë një trashëgimi të qëndrueshme për brezat që do të vijnë, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






