Build Skills with our trainings

Sign up now!

UP dhe IOM nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Nën 17, 2023

Universiteti i Prishtinës sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Marrëveshja përcakton konditat e bashkëpunimit ndërmjet UP-së dhe IOM-it në institucionalizimin e mësimit të gjuhëve zyrtare në Kosovë, përmes themelimit dhe funksionalizimit të Qendrës së Gjuhëve dhe Departamentit të Ballkanistikës në kuadër të Fakultetit të Filologjisë.

Memorandumi u nënshkrua nga prof. Arta Basha-Jakupi dhe shefja e Misionit të IOM-it, Anna Rostocka.

Gjatë takimit, prorektorja Basha theksoi që UP-ja është e gatshme që të punojë me seriozitet në implementimin e pikave të këtij memorandumi.

Kurse shefja e Misionit të IOM-it, Rostocka, falënderoi të gjithë ata që kanë punuar në inicimin e këtij bashkëpunimi, teksa foli me entuziazëm për nisjen e këtij partneriteti me UP-në.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishte e pranishme edhe prorektorja për zhvillim, buxhet, financa dhe bashkëpunim me sektorin privat, prof. Pranvera Breznica-Selmani si dhe përfaqësues të tjerë nga IOM, thuhet në postimin në Facebook të UP-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM