Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arrestohen tetë zyrtar të doganës dhe një zyrtar policor për keqpërdorim të pozitës dhe marrje të ryshfetit

Nën 18, 2023

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton se në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Doganën e Kosovës dhe mekanizmat relevantë, është zhvilluar një aksion për kontroll në njëmbëdhjetë lokacione, i cili është mbështetur nga Policia e Kosovës.

Prokuroria Speciale njofton se kontrolli është bërë me qëllim të mbledhjes së provave dhe ndalimit të nëntë zyrtarëve të dyshuar për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Marrja e ryshfetit”.

Dyshimet janë bazuar në një hetim të gjatë të udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe të zbatuar nga Dogana e Kosovës dhe Inspektorati Policor, pasi që nën hetime ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor.

Gjatë këtij aksioni janë grumbulluar prova që mbështesin dyshimin se këta nëntë 9 zyrtarë, tetë 8 nga të cilët janë zyrtar të Doganës dhe një zyrtar policor nga Policia kufitare, kanë qenë të përfshirë në veprat për të cilat dyshohen.

Po ashtu, nga ky aksion janë sekuestruar sende tjera të rëndësishme për procedurë të mëtutjeshme hetimore si:

Njëzet (20) plomba zyrtare të Doganës së Kosovës

Dhjetë (10) telefon së bashku me katër (4) sim kartela

Një pistoletë e kalibrit 9 mm me tre karikator dhe 9 fishek, me leje

Gjashtëmbëdhjetë (16) copë municion jo zyrtar, thuhet në postimin në Facebook të Doganës së Kosovës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM