Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga e marta, më 21 nëntor, rruga “Ukshin Hoti” do të bëhet rrugë dy kahore.
Segmenti i rrugës i cili lejon qarkullimin e mjeteve në dy kahje fillon nga udhëkryqi me rrugën “Robert Doll” deri në udhëkryqin me rrugën “Bekim Fehmiu”, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.