KRU” Prishtina” bashkë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) janë duke vazhduar monitorimin dhe përcjelljen në vazhdimësi të cilësisë së ujit të destinuar për pije.
Prej disa javësh vlerat e shtuara të manganit në ujin e pijes që vjen nga Liqeni i Badocit ishin preokupim primar i KRU” Prishtina”, IKSHPK-së dhe qytetarëve për shkak të ndikimit të manganit në shëndet.
IKSHPK në bashkveprim me KRU “Prishtina” kanë ndërrmarë masat e nevojshme për përmirsimin e gjendjes dhe uljen e vlerave të manganit në nivelin e lejuar për pije.
Vlerat e manganit në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës në ditët e fundit rezultojne brenda standardeve të parapara me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 “Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu”.
Për t’u shpallur UJI HIGJIENIK DHE I SIGURT PËR PIJE në zonën e furnizimit nga fabrika e Badovcit, në laboratoret e IKSHPK-se Laboratori i parametrave bazik ku testohet Mangani si parametër indikues dhe Laboratori analitik-ICPMS ku testohet mangani si metal i rëndë, sipas procedurave standarde janë kryer tri matje të njëpasnjëshme në tri ditët e fundit.
Bazuar në rezultatet laboratorike, uji në zonat e furnizuara nga Liqeni i Badocit gjegjësisht – Fabrika në Badovc i plotëson kriteret të parapara me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 “Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu”(vlerat referente të Manganit 50 µg/L (0.05 mg/L).
IKSHPK rikujton se misioni kryesor i tij është mbrojtja dhe përparimi i shëndetit të popullatës dhe ky qëllim sigurohet përmes aktiviteteve dhe mbështetjes së plotë në ligjet aktuale në fuqi të përafruara me legjislacionin Evropian, thuhet në postimin në Facebook të IKSHPK-së.