Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, vjen në një moment përcaktues për paqen dhe sigurinë, jo vetëm në rajon, por në të gjithë kontinentin tonë.
Kosova është e vendosur për të ardhmen e saj, prandaj në takimin e sotëm, ritheksova rëndësinë urgjente të anëtarësimit në NATO, duke filluar me përfshirjen e vendit tonë në Partneritetin për Paqe.
Në një rajon të sfiduar nga planet destabilizuese të Serbisë, bashkëpunimi me aleatët tanë në NATO është i domosdoshëm për të siguruar paqe dhe siguri afatgjate në rajon dhe më gjerë.