Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti takohet me përfaqësues të komunitetit kroat në Kosovë

Nën 21, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua ditën e sotme me përfaqësues nga komuniteti kroat në Kosovë, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja e tretë, Emilija Rexhepi.

Të pranishëm ishin dhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic, dhe përfaqësuesit kroatë në Këshillin Konsultativ të Komuniteteve pranë Presidencës, Josip Cirimotic dhe Silvana Palic.

Temë e diskutimit ishte bashkëpunimi i Qeverisë me komunitetin dhe njohja më thellësisht me nevojat e tyre.

U fol për angazhimin e Qeverisë me komunitetin gjatë vitit e ku Kryeministri shprehu kënaqësinë e tij në marrjen pjesë në Meshë për Krishtlindje në Kishën e Janjevës, si dhe pjesëmarrjen e anëtarëve të kabinetit qeveritar në festimin e 720 vjetorit të Kishës në Janjevë më herët gjatë vitit.

Gjithashtu, u trajtua dhe ndihma e dhënë për qytetarët tanë nga Janjeva, të përzgjedhur nga komisioni për grante nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, dhe punën e Qeverisë për zbatimin e plotë të ligjit për përdorimin e gjuhëve, në mënyrë që komunitetet joshumicë të kenë qasje në komunikimet prej qeverisë.

Përfaqësues të komunitetit kroat kanë falënderuar Kryeministrin për mundësinë për të bashkëbiseduar mbi sfidat e tyre dhe mundësinë për bashkëpunim. Ata veçuan nevojën për mbështetje infrastrukturore në Janjevë. Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë për të punuar në sigurimin e kushteve sa më të mira për komunitetin kroat në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e ZKM–së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM