Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se sot rreth orës 08:00 në hapësirat e Institutit të Mjekësisë Ligjore-IML ka filluar një zjarr që ka përfshirë disa nga zyret e katit të dytë të objektit.
Zjarri është lokalizuar dhe për momentin nuk dihen shkaqet.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, ekipet e zjarrëfikësve, policia, prokuroria menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Nga vlerësimet fillestare, nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave.
Zëvendësministri Sallahu është duke qëndruar po ashtu atje, për të kuptuar më shumë rreth situatës së krijuar.
Ekipet e forenzikës, ekspertët e zjarrit dhe të elektroteknikës janë ende duke e kryer punën e tyre me qëllim që të dihen shkaqet e zjarrit. Policia dhe prokuroria po ashtu janë duke bërë punën e tyre.
Për shkak të atyre që kanë ndodhur në IML ndërvite, me të drejtë qytetarët mund të jenë të shqetësuar lidhur me këtë mirëpo pa kuptuar shkakun e zjarrit nuk mund të japim informacione më shumë, thuhet në postimin në Facebook të MD-së.