Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci: Edhe këtë vit shumë përfitues nga programi Erasmus+

Nën 22, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci bashkë me shefin e Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Johannes Madsen prezantuan fituesit e projektit në Ngritjen e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë.

Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se në thirrjen e këtij viti, në fushën e arsimit të lartë janë përzgjedhur për financim nga Komisioni Evropian 13 projekte me 27 institucione përfituese nga Kosova, nga këto 13 projekte, 4 institucione të arsimit të lartë janë bartës/koordinatorë të këtyre projekteve, po ashtu, në thirrjen e këtij viti, kemi mbi 37 institucione të arsimit të lartë dhe profesional nga Kosova që janë përfituese të skemave të Programit Erasmus+ për arsimin e lartë dhe atë profesional.

 

Këtë vit, pas një kohe të gjatë, kemi fituar një projekt strukturor të udhëhequr nga Fakulteti i Edukimit në UP, ku MASHTI është përfitues.

 

Në fushën e arsimit profesional kemi 5 projekte përfituese, me gjithsej 10 institucione përfituese nga Kosova.

 

Komisioni Evropian ka qenë dhe mbetet partneri ynë më i rëndësishëm në të gjitha këto fusha për çka i falenderohemi shumë.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM