Policia ka njoftuar se ka ndodhur një rast plagosje te tregu i kafshëve në Prizren, ku nga informatat e para dyshohet se 10 perona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granate dore.
Te gjithë të lënduarit janë në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit duke marrë trajtim mjekësor.
Policia ka dalur në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu.
Në vendngjarje kanë dalë edhe njësiti i hetimeve rajonale te Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë.
Tre te dyshuar janë identifikuar dhe janë në kërkim policor, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.