Build Skills with our trainings

Sign up now!

Abdixhiku bën homazhe pranë varrit të Xhemail Mustafës, në 23 vjetorin e vrasjes së tij

Nën 23, 2023

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, kryetarin e degës në Podujevë, Ekrem Hyseni dhe strukturat e degës kanë bërë homazhe pranë varrit të Xhemail Mustafës, në 23 vjetorin e vrasjes së tij.

Kryetari Abdixhiku, veprimtarin e madh Xhemail Mustafa e cilësoi ikonë të lëvizjes politike të viteve të 90-ta.

‘’Xhemail Mustafa ishte prijetar i shumë proceseve në kohët më të vështira të Kosovës, mik i ngushtë i presidentit Ibrahim Rugova e këshilltar politik, atdhetar, profil shumë dimensional i shkrimtarit, publicistit e gazetarit. Roli e po ashtu edhe kontributi i tij në rrugën për liri dhe pavarësi është i paharrueshëm për LDK-në dhe historinë e Kosovës. Vrasja e Xhemail Mustafës vazhdon të mbetet ende goditje e rëndë për familjen, Lidhjen Demokratike dhe demokracinë e Kosovës”, ka theksuar kryetari Abdixhiku.

Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari për zbardhjen e vrasjes së Xhemail Mustafës, por edhe bashkëpunëtorëve të tij.

Qoftë i përhershëm kujtimi për jetën dhe veprën e Xhemail Mustafës, thuhet në postimin në Facebook të LDK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM