Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 2 aseteve atraktive të Nsh Inex Sharr Planina në Brezovicë. Asetet që shpallen për qiradhënie janë:
Restorant Express te Hotel Molika me sipërfaqe prej 336.80 m²
Toka (Parkingu); Parcela në ZK Vërbeshticë Parcela 5513 dhe 5514 (Parkingu përballë “Mala Brvnarës”) në sipërfaqe prej 3434 m².
Shpallja publike është e hapur që nga dita e sotme (datë 23.11.2023), ndërsa dorëzimi do të bëhet me datë 07.12.2023 prej orës 13.20 – 14.20 në zarf të mbyllur për secilën njësi veç e veç në zyrat e AKP-së; Divizioni i Kontrollit dhe Administrimit Direkt.
Periudha e qiradhënies është për 1 vit me mundësi vazhdimi. Gjithashtu parashihet edhe ndërprerja e saj në rast të privatizimit. Për shfrytëzim komercial aplikohet qiraja mujore. Ofertat bëhen në mënyrë individuale për secilën njësi veç e veç dhe me zarf të mbyllur (një zarf – një ofertë për një njësi), dorëzohen në Zyrat e AKP –se; Divizioni i Kontrollit dhe Administrimit Direkt.
Në rastet e qiradhënies në vlera mbi 1,000 €uro mujore, para nënshkrimit të kontratës do të kërkohet nga ofertuesi fitues të sjellë garancionin bankar (jo letër zotimi nga banka) apo garancionin e lëshuar nga Kompania e licencuar e Sigurimeve. Garancioni duhet të jetë në lartësinë e vlerës së gjashtë (6) qirave mujore sipas kontratës.
Për dorëzimin e ofertës duhet të përdoret Formulari për Dorëzimin e Ofertës, i cili mund të shkarkohet nga ueb-faqja: www.pak-ks.org. Kriteri për përzgjedhjen e ofertuesit fitues të njësive përkatëse do të jetë çmimi i ofertës më të lartë.
Të dhënat e detajuara për pronat lëndë e ofertës mund të merren te Nsh Inex Sharr Planina në Brezovicë, thuhet në komunikatën për media e AKP-së.
Për më shumë informata për secilin aset të ofruar për qiradhënie në këtë shpallje, klikoni në faqen e internetit të AKP-së: www.pak-ks.org ku në rubrikën Shpallje është listat e aseteve që do të lëshohen në shfrytëzim: konkretisht në linkun në vijim: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,119