Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi takon Çobaj, bisedojnë për zhvillimet e fundit dhe bashkëpunimin rajonal mes Kosovës dhe Mali të Zi

Nën 23, 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim të ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Malit të Zi për Kosovë, Bernard Çobaj. 

“Përparimi i dy vendeve përforcohet përmes dhe fuqizimit të bashkëpunimit” tha zëvendëskryeministri Bislimi, në kuadër të rrugëtimit të vendeve tona drejt Bashkimit Evropian.

Çobaj foli mbi angazhimin e përkushtimin e tij në rritjen e bashkëpunimit, ku veçoi posaçërisht dhe aktivitetet kulturore të zhvilluara së fundmi në ndërveprim mes palëve. 

Në këtë prizëm, u bisedua dhe mbi marrëdhëniet bilaterale dhe për bashkëpunimin e fuqizuar përmes marrëveshjeve e projekteve që prekin infrastrukturën lidhëse mes dy shteteve, por edhe fushën e ekonomisë e turizmit.

Më tej, palët diskutuan dhe mbi zhvillimet e fundit e bashkëpunimin rajonal. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi të ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Malit të Zi, Bernard Çobaj, për takimin, bisedën produktive e bashkëpunimin e frytshëm, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM