Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci merr pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare në Tiranë

Nën 23, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare, i cili është mbajtur në Tiranë.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka theksuar se, ky Samit është një pikëtakim shumë i vlefshëm për ne si komb, sepse takime të këtyre përmasave, me shqiptarë anë e mbanë botës, na frymëzojnë dhe na nxisin për të dhënë më shumë si politikanë, si shoqëri dhe si komb.

Nagavci tha se, Samiti i Diasporës Shqiptare është platforma më e gjerë dhe më gjithëpërfshirëse që bashkon mendjet e mëdha të shqiptarisë kudo që janë, qoftë nga fusha e shkencës, kultura, politika apo edhe sporti.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci ka folur edhe për mbështetjen për mësimdhënësit e gjuhës shqipe në diasporën dhe mërgatën tonë, nismat e përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë për avancimin në shkencë e inovacion dhe përmirësimin e cilësisë së Arsimit të Lartë, përmes bashkëfinancimit të projekteve shkencore, lansimin e sistemit KRIS, platformë për menaxhimin e informatave mbi kërkimet shkencore dhe hulumtuesve vendorë dhe atyre të diasporë dhe Jetësimin e Rrjetit Kosovar për Hulumtim dhe Edukim – KREN, instrument thelbësor i ofrimit të qasjes së përmirësuar në internet për studentët, studiuesit dhe stafin akademik në Kosovë dhe jashtë saj.

Ministrja Nagavci po ashtu ka bërë të ditur se, me qëllim të ruajtjes dhe avancimit të gjuhës shqipe, Universiteti i Prishtinës çdo vit organizon Seminarin e Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqipe, i cili mbledh dijetarë, hulumtues dhe albanologë të shquar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Evropa mbarë, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM