Me Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan – Departamenti për Krime të Renda, Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar nga Policia e Kosovës ka zhvilluar Operacionin Policor në katër lokacione në Ferizaj ku janë arrestuar katër persona të dyshuar për Veprën Penale “Fajde” dhe “Detyrim”.
Të dyshuarit gjatë viteve 2021/2023, dyshohen se e kanë detyruar viktimën që ti paguaj deri me tani para me fajde në vlerë prej 164.500 euro (Njëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e pesëqind euro).
Gjatë kontrollit në pronat e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar:
- Dy (2) armë (pistoleta)
- Katër (4) karikator
- Dy (2) pushkë gjuetie
- Nëntëdhjetë e pesë (95) fishekë
- Pesë (5) telefona mobil
- Dy mijë e gjashtëqind (2600.00) euro
- Shënime/evidenca, Kontrata dhe Marrëveshje që dyshohen se lidhen me Veprën Penale.
Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, në veçanti luftë e pa kompromis dhe zero tolerancë do të aplikohet kundër krimit të organizuar, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.