Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Falënderimeve.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Twitter ka thënë se në këtë Ditë Falënderimi, ne i shprehim urimet tona më të ngrohta aleatëve tanë më të fortë, miqve tanë të dashur amerikanë.
Ne jemi mirënjohës për partneritetin unik dhe të qëndrueshëm midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe krenarë për arritjet tona të përbashkëta ndërsa qëndrojmë krah për krah brenda dhe jashtë vendit.






