Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se me rastin e “Ditës së Forcës”, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka realizuar marshim kondicional, për të nderuar Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe Dëshmorët e Kombit.
Sot në kazermen “Skenderbeu” ishim të gjithë bashkë, rekrutë, ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, për të nderuar të kaluaren, respektuar të tanishmen dhe të pergatitemi për të ardhmen.
Urime Dita e Ushtrisë!, thuhet në postimin në Facebook të FSK-së.






