Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti takon aktivisten e çështjes kombëtare shqiptare në Sanxhak, Nuraj

Nën 25, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Amina Nuraj, aktiviste e çështjes kombëtare shqiptare në Sanxhak. Bashkë me të ishte edhe Granit Hyseni, i cili u zhvendos atje për të studiuar.

Në takim, kryeministri Kurti dhe Nuraj folën për pozitën e shqiptarëve në Serbi, veçanërisht në Sanxhak dhe për sfidat dhe vështirësitë e tyre.

Kryeministri u njoftua mbi aktivitetet e aktivistes Nuraj në mbrojtjen dhe promovimin e kulturës, identitetet dhe traditës shqiptare dhe avokimin e të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi.

Ai e falënderoi Nuraj për kontributin dhe angazhimin e palodhshëm të saj dhe uroi punë të mbarë me rastin e hapjes së zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Pazarin e Ri.

Kjo zyre u hap të mërkurën. I pranishëm në ceremoninë hapëse përkrah Amina Nuraj ishte edhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Nevzad Lutfiu.

Në tetor të vitit të kaluar, Qeveria e Republikë së Kosovës kishte nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar, me qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM