Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bën Apel qytetarëve të kenë kujdes dhe të ndjekin rregullat gjatë vozitjes në këtë periudhë me borë, duke pasur parasysh se po bie vazhdimisht.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se edhe pse Kryeqyteti po punon pa ndërprerë për të pastruar rrugët është e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë tonë dhe të tjerëve.
Ju lutem kujdes, ruani distancën e sigurt në rrugë.
Çdo rast rreziku raportoni në Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 122 33 ose 0800 122 44






