Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Përkujtojmë ata që sakrifikuan, me optimizëm ecim drejt së ardhmes kur e dimë se sa të sigurt jemi me ushtrinë tonë

Nën 27, 2023

Në Ditën e Forcës, 27 Nëntori, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani – Sadriu dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, morën pjesë në ekspozimin e pajisjeve dhe armatimit të FSK-së, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Kjo ditë, tha kryeministri Kurti, është një ditë e gëzimit, ku edhe përkujtojmë ata që sakrifikuan, por në të njëjtën kohë edhe me optimizëm ecim drejt së ardhmes kur e dimë se sa të sigurt jemi me ushtrinë tonë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës në më pak se tri vjet ka bërë më shumë se dyfishim të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, ka bërë gati trefishim të investimeve në armatim dhe më shumë se katërfishim të trajnimeve dhe shkollimeve të oficerëve dhe ushtarëve tanë jashtë vendit’’, theksoi kryeministri, i cili veçoi se në më pak se 32 muaj kemi dërguar 3459 ushtarë e oficerë jashtë vendit.

Kryeministri Kurti tha se e kemi të qartë se Forca e Sigurisë së Kosovës është trashëgimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe teksa kujtoi se nesër festojmë 28 Nëntorin që e shënojmë në kujtim të trinisë, të flamurit të kuq me shqiponjën dy krenare të Skënderbeut në Krujë, të Ismail Qemalit në Vlorë, e të Adem Jasharit në Prekaz.

Andaj, siç shtoi ai, me krenarinë e lavdishme që kemi për hir të së kaluarës, me përplot optimizëm, shpresë dhe përgjegjësi ecim drejt së ardhmes.

Në fund kryeministri Kurti i uroi edhe njëherë të gjithëve 27 Nëntorin- Ditë e Forcës dhe 28 Nëntori i Flamurit e i Pavarësisë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

Urime të gjithë ushtarëve, oficerëve, komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jasharit, Forca e Sigurisë së Kosovës e cila e ka ditën sot, një ditë para 28 Nëntorit, pra janë dy festa njëra pas tjetrës. Urime presidentes së Republikës Vjosa Osmani, urime ministrit të Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe urime gjithë qytetarëve të Republikës tonë dhe shqiptarëve ngado që janë.

 

Sot bashkë me presidenten, me komandantin dhe ministrin patëm rastin të vizitojmë ekspozimin e pajisjeve dhe armatimit të FSK-së e cila është forcë e bashkimit edhe krenarisë tonë. Pamë që këtu sot, kanë ardhur për vizitë të gjitha moshat, pa dallim prejardhje, të dy gjinitë, gjithashtu të gjitha etnitë dhe është një ditë e gëzimit ku ne në të njëjtën kohë edhe përkujtojmë ata që sakrifikuan por në të njëjtën kohë edhe me edhe me optimizëm ecim drejt së ardhmes kur e dimë se sa të sigurt jemi me ushtrinë tonë.

 

Qeveria e Republikës së Kosovës në më pak se tri vjet ka bërë më shumë se dyfishim të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, ka bërë gati trefishim të investimeve në armatim dhe më shumë se katërfishim të trajnimeve dhe shkollimeve të oficerëve dhe ushtarëve tanë jashtë vendit. Konkretisht për më pak se 32 muaj kemi dërguar 3459 ushtarë e oficerë jashtë vendit. Në njëjtën kohë ne e kemi të qartë se Forca e Sigurisë së Kosovës është trashëgimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nesër e kemi 28 Nëntorin që e shënojmë në kujtim të trinisë, të flamurit të kuq me shqiponjën dy krenare të Skënderbeut në Krujë, të Ismail Qemalit në Vlorë, e të Adem Jasharit në Prekaz. Andaj, me krenarinë e lavdishme që kemi për hir të së kaluarës, me përplot optimizëm, shpresë dhe përgjegjësi ecim drejt së ardhmes.

 

Urime edhe njëherë të gjithëve 27 Nëntori- Dita e Forcës, dhe 28 Nëntori i Flamurit e i Pavarësisë!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM