Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nis fushata 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore me moton “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Nën 27, 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama mori pjesë në hapjen e fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” me moton “SOT DHE ÇDO DITË TJETËR” e cila u organizua nga Zyra për Koordinimin e të Drejtave të Njeriut dhe Barazi Gjinore.

Me këtë rast kryetari i Prishtinës, tha se kryeqyteti përmes projekteve të ndryshme dhe institucioneve të saj po ju del në ndihmë viktimave të dhunës.

“Kuvendi Komunal i Kryeqytetit, në bashkëpunim me Drejtorinë tonë për Mirëqenie Sociale, pikërisht para një viti miratoi një vendim historik. Ishte ky vendimi për të ofru përkrahje financiare për viktimat e dhunës në familje. Sot, mbas një viti, kam kënaqësinë t’ju njoftoj se, përmes punës së përkushtuar të Komisionit për Shqyrtimin e Kërkesave për këtë përkrahje, ne i kemi ndihmu 23 viktima, duke nda gjithsej 65,000 € për strehim, ushqim dhe përkujdesje ndaj fëmijëve të tyre. Njëmbëdhjetë aplikantë kanë fitu edhe të drejtën e akomodimit, që është një dëshmi e mbështetjes së palëkundshme të kryeqytetit për njerëzit në nevojë”, deklaroi kryetari Rama.

Sipas statistikave zyrtare, nga janari deri në korrik të këtij viti janë raportuar mbi 1500 raste të dhunës në familje në Kosovë, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM