Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se sot me krerët shtetëror dhe pastaj me gjeneralët dhe oficerët e ushtrisë kanë bërë homazhe në Prekaz.
Maqedonci në postimin e tij në Facebook ka thënë se 28 Nëntori shënon tri nga ngjarjet më të rëndësishme të popullit tonë. Shpallja e Pavarësisë dhe ngritja e flamurit në Vlorë, ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të tri ngjarjet dhe të gjithë protagonistët e këtyre ngjarjeve tërë jetën e tyre punuan për një komb, një gjuhë dhe një flamur, aty ku liria i ka rrënjët, aty ku ideali kombëtar do të jetojë përgjithmonë.
E paçim përjetë Shqipërinë e lirë dhe të pamvarun!, këto fjalë të Ismail Qemailit do të mbesin fjalët më të ëmbla dhe urimi më i mirë për festën më të madhe kombëtare.
Urime të gjithëve 28 Nëntori, të festojmë e të punojmë bashkë dhe t’i shërbejmë kombit tonë bashkë.