Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, në Muzeun Kombëtar të Kosovës është hapur ekspozita “Motrat tona” e artistes feministe Ms. Indefinite që sjellë para publikut një vepër feministe, konceptuale video arti, në të cilën motërzohet kryevepra e pikturës shqiptare “Motra Tone”, të piktorit Kolë Idromeno.
Kjo ekspozitë është një aktivizëm artistik feminist kundër dhunës ndaj gruas shqiptare, në të gjitha format e ushtrimit të saj. Ekspozita “Motrat tona” nga artistja feministe Ms. Indefinite paraqitet përmes pesë videoinstalimesh dhe dy instalacionesh pasqyruese të cilat mund t’i shihni deri me 4 dhjetor.
Projekti është mbështetur i nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.