Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka uruar të gjithë shqiptarëve kudo që janë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se 28 nëntori ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, dhe qëndresës së popullit shqiptar andaj, të gjithë sot ndjehemi një.
Sot është dita më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar e cila na mbush me gëzim e krenari.
Në këtë ditë të Flamurit e të Pavarësisë, kujtojmë sakrificën e shumë brezave të kombit tonë që dhanë jetën për të forcuar themelet shqiptare, në luftën për liri e pavarësi.
28 nëntori ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, dhe qëndresës së popullit shqiptar andaj, të gjithë sot ndjehemi një.
Urimet më të përzemërta të gjithë shqiptarëve kudo që janë!