Komuna e Prishtinës është njoftuar nga drejtori i Termokosit, Fisnik Osmani se në Lagjen Dardania, pas një rrjedhje të gypit furnizues në rrjetin primar të ngrohjes, ekipet e Termokosit krijuan kushtet për intervenim dhe pas orës 02:10 rikthyen ngrohjen në këtë pjesë!
Osmani ka thënë se të përkushtuar për të ofruar shërbim të mjafutueshëm e cilësor dhe të vetëdijshëm se avari të tilla teknike mund të ndodhin – andaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve të Prishtinës!
Ekip i jashtëzakonshëm, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.