Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ministra e deputetë, i bënë homazhe trashëgimisë së shquar të kryeheroit dhe komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, familjes Jashari si dhe heroit Isa Boletini.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se këto dhe shumë figura të tjera të jashtëzakonshme të historisë sonë, u bënë emblemë e lirisë dhe e pavarësisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Guximi, sakrifica dhe përkushtimi i tyre për kombin tonë janë trashëgimi e përhershme dhe udhërrëfyese për brezat.
Lavdi jetës dhe veprës së Adem Jasharit, Isa Boletinit dhe gjithë dëshmorëve të kombit tonë!