Takimin e parë të ditës në zyrën e tij, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e zhvilloi me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Folën për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, temat aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.
Gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti pranoi nga ambasadori gjerman Rohde një kopje të librit “Gjermania dhe Kosova: Historia e një partneriteti” nga autorët Enrico Seewald dhe Urs Unkauf, që përshkruan dhe shtjellon historikun e raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve dhe popujve.
Krahas falënderimit për librin, kryeministri e falënderoi ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e afërt dhe shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.