Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova po qëndron për vizitë në Kosovë ku është takuar me përfaqësues të shoqërisë civile, kurse jashtë është pritur me protestë nga aktivistët e Partisë Social Demokrate.
Në kundërshtim të Gjykatës Speciale, gjatë protestës së PSD janë arrestuar gjashtë aktivistë: kryetari Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi.
PSD thonë se kjo është përpjekje për disiplinim dhe përmirësim imazhi për gjykatën e padrejtë speiciale, metodat frikësuese neve nuk na ndalin. Gjykata është raciste, e padrejtë dhe segreguese. Rezictenca vazhdon.
Trendafilova nuk është e mirëseardhur.
Policia mund ta garantojë sigurinë fizike, por jo imazhin e një kryesuese të një procesi të padrejtë.
Kërkojmë urgjentisht të lirohen aktivistët tonë, thuhet në postimin në Facebook të PSD-së.