Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka takuar zonja me përvojë të pasur në fusha të shumta, pensioniste që bartën barrën e rritjes, edukimit dhe arsimimit të gjeneratave të shumta.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se zonjat që dhanë kontribut të pa mohueshëm në sfera të ndryshme të shoqërisë, kanë diskutuar mbi shqetësimet e nevojat që kanë si dhe pikëpamjet e tyre mbi Prishtinën.
Ne do t’i mbështesim dhe vazhdojmë të punojmë për të përmirësuar kushtet e jetesës për këtë grup të rëndësishëm të shoqërisë sonë.
Ky aktivitet është mbështetur nga USAID Kontrata Sociale.