Në kuadër të avancimit të bashkëpunimit në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës( FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), një delegacion i FSK-së, ka qëndruar për vizitë në FARSH. Delegacioni i kryesuar nga Kolonel Ahmet Ajeti, Udhëheqës i Qendrës së Doktrinës në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së (KDS), u prit në takime të ndara nga ushtruesi i detyrës së Komandantit të Akademisë së FARSH-së, Kolonel Bardhyl Nuredinaj dhe nga Drejtori i Institutit Kërkimor Shkencor Ushtarak, Kolonel Ulsi Rexhaj dhe stafi drejtues i Institutit.
Gjatë vizitës dy ditore janë shkëmbyer përvoja dhe janë diskutuar fusha të reja të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes dy ushtrive me fokus avancimin e ngritjes profesionale të ushtarakëve në Qendrat e trajnimit të FARSH-së dhe FSK-së, thuhet në postimin në Facebook të FSK-së.