Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti: Industria e Drurit, sektor strategjik për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Nën 30, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Konventën e 6-të të Industrisë së Drurit.

Duke e konsideruar këtë si njërin nga sektorët strategjikë për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës, kryeministri tha se ajo ka potencial për të rritur përfitimet e brendshme nga përdorimi i burimeve vendore, duke kontribuuar edhe në thellimin e lidhjeve me nënsektorët e tjerë, si për shembull, tekstilin, produktet metalike dhe shërbimet që lidhen me industrinë në përgjithësi.

Para të pranishmëve, ai tha se ndihet i lumtur që sot po flasim pikërisht për këtë sektor që krijon vende pune dhe është një shtytës i zhvillimit ekonomik, social dhe mjedisor.

“Kjo industri në zhvillim të vazhdueshëm, jo vetëm në tregun e brendshëm, por edhe në atë të jashtëm, ka kontribuuar me rritje të eksporteve në përmirësimin e bilancit tregtar të vendit tonë”, tha kryeministri, duke shtuar se eksportet totale për dyer, dritare, mobileri të drurit dhe ndërtesat e parafabrikuara, në dy vitet e fundit, 2021 e 2022 dhe dhjetë muajt e vitit 2023, janë me vlerë 563 milionë euro. Deri në fund të muajit dhjetor 2023 presim te janë rreth 600 milionë euro.

Eksporti i mallrave, siç tha kryeministri, ka arritur për herë të parë vlerën prej 920 milionë eurove në vitin që shkoj, pra 2022, dyfish më shumë se dy vite më parë. Ndërsa, rekordi eksportit të shërbimeve ka arritur vlerën prej mbi 2.5 miliardë euro në vitin 2022, shifër kjo që paraqet 32% rritje nga viti 2021, dhe 153% rritje nga viti 2020, që vetëm pjesërisht shpjegohet me vitin e pandemisë pa vaksina.

Si rezultat raporti eksport-import është ngushtuar nga gati 1 me 9 sa ishte në vitin 2019, në më pak se 1 me 6 sa është aktualisht. Investimet e huaja po ashtu janë dyfishuar. Për herë të parë ato kanë arritur vlerën rekorde prej 772.3 milionë euro në vitin 2022, ose 84% rritje krahasuar me vitin 2021,  kurse 101% rritje nga viti 2020 e 138% rritje nga viti 2019 si vit para pandemik.

Më tej, kryeministri Kurti tha se përpunimi i drurit dhe i mobilëve sipas analizave të përformancës së industrisë në vendin tonë, në kuadër të politikës industriale vlerësohet si nënsektor “Yll në rritje”, kontribuon në 12% bilancin tregtar, duke qenë ndër të rrallët nënsektor që kanë kontribut pozitiv në uljen e deficitit tregtar.

Në fund ai nënvizoi rëndësinë e arsimit dual, aftësimit profesional që lidh shkollimin me tregun, pra shkollimin profesional me tregun e punës, po përgatisim fuqinë punëtore për kërkesat dhe nevojat e tregut.

“Arsimi dhe aftësimi profesional është njëra nga përpjekjet tona më të mëdha të transformimit të ekonomisë sonë, sepse përveçse siguron punësim e rritë produktivitetin e sektorit privat, ofron dhe përplotësim profesional që ne besojmë se do të ndikojë pozitivisht edhe në rritjen e punësimit, edhe në rritjen e cilësisë përbrenda punësimit, edhe në uljen e migrimit për arsye profesionale” tha kryeministri.

Ndërkaq, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, u shpreh se vendi ynë ka potencial të jashtëzakonshëm në shumë sektor industrial, duke veçuar  se njëri ndër ta është pikërisht industria e drurit, e cila ka arritur shifra të suksesshme në eksport, siç përmendi edhe vetë kryeministri.

Ajo tha se është e lumtur që ndau me të pranishmit Raportin e Progresit të Unionit Evropian, që falë punës dhe kontributit në hartimin e politikave industriale, tregtare dhe të tjera, është arritur që si Ministri të dalin me shumë sukses në 16 ligje dhe 39 udhëzime administrative në përputhje me parimet dhe standardet ndërkombëtare dhe direktivat e BE-së, duke sjell reforma strukturore në përmirësimin e ambientit për zhvillimin e biznesit, klimën e investimeve dhe mbrojtjen e konkurrencës, reformën e mbikëqyrjen e tregut, fuqizimin e mbrojtjes së pronësisë industriale, turizmit e qëndrueshëm dhe vizion të qartë për industrinë e drurit, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

Industria e Drurit është njëri nga sektorët strategjikë për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës. Ajo ka potencial për të rritur përfitimet e brendshme nga përdorimi i burimeve vendore, duke kontribuuar edhe në thellimin e lidhjeve me nënsektorët e tjerë, si për shembull, tekstilin, produktet metalike dhe shërbimet që lidhen me industrinë në përgjithësi.

 

Andaj, jam i lumtur, që sot po flasim pikërisht për këtë sektor që krijon vende pune dhe është një shtytës i zhvillimit ekonomik, social dhe mjedisor.

 

Kjo industri në zhvillim të vazhdueshëm, jo vetëm në tregun e brendshëm, por edhe në atë të jashtëm, ka kontribuuar me rritje të eksporteve në përmirësimin e bilancit tregtar të vendit tonë.

 

Eksportet totale për dyer, dritare, mobileri të drurit dhe ndërtesat e parafabrikuara, në dy vitet e fundit, 2021 e 2022 dhe dhjetë muajt e vitit 2023, janë me vlerë 563 milionë euro. Deri në fund të muajit dhjetor 2023 presim të jenë rreth 600 milionë euro.

 

Eksporti i mallrave ka arritur për herë të parë vlerën prej 920 milionë eurove në vitin që shkoj, pra 2022, dyfish më shumë se dy vite më parë.

 

Ndërsa rekordi eksportit të shërbimeve ka arritur vlerën prej mbi 2.5 miliardë euro në vitin 2022, shifër kjo që paraqet 32% rritje nga viti 2021, dhe 153% rritje nga viti 2020, që vetëm pjesërisht shpjegohet me vitin e pandemisë pa vaksina.

 

Si rezultat raporti eksport-import është ngushtuar nga gati 1 me 9 sa ishte në vitin 2019, në më pak se 1 me 6 sa është aktualisht.

 

Investimet e huaja po ashtu janë dyfishuar. Për herë të parë ato kanë arritur vlerën rekorde prej 772.3 milionë euro në vitin 2022 ose 84% rritje krahasuar me vitin 2021,  kurse 101% rritje nga viti 2020, e 138% rritje nga viti 2019 si vit para pandemik.

 

Kjo rritje e  padyshimtë ekonomike është rezultat i ndërmarrësisë dhe suksesit të gjertanishëm të ndërmarrësve tanë në industrinë e drurit me rritjen e eksporteve në Gjermani, Zvicër, Itali, Shtete të Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera në rajon, e më gjerë.

 

Para disa viteve unë pata vizituar një biznes në Komunën e Shtimes, dhe aty u mahnita kur pashë që e importojnë lëndën e parë nga Austria dhe eksportojnë kuzhina të gatshme në Zvicër, ndërkohë që Austria dhe Zvicra janë vende fqinje.

 

Ndërkaq, tre javë më parë isha në Komunën e Pejës, ku vizitova një biznes që importon lëndën e parë nga Gjermania dhe eksporton dyer dhe dritare sërish në Gjermani. Kjo tregon aktualitetin e shkëlqyer të këtij nënsektori në Republikën e Kosovës, por edhe potencialin e madh, mbase më të madh edhe seç mund ta paramendojmë ne sot këtu bashkë.

 

Përpunimi i drurit dhe i mobilëve sipas analizave të përformancës së industrisë në vendin tonë, në kuadër të politikës industriale vlerësohet si nënsektor “Yll në rritje”. Kontribuon me 12% bilancin tregtar, duke qenë ndër të rrallët nënsektor që kanë kontribut pozitiv në uljen e deficitit tregtar.

 

Të vetëdijshëm për potencialin, por edhe për nevojën, Qeveria jonë, përkatësisht Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për herë të parë prej periudhës së pas luftës ka hartuar Strategjinë për zhvillimin e industrisë dhe mbështetjen e biznesit 2030, politika industrial, e cila është miratuar në qershor të këtij viti.

 

Strategjia synon të përmirësojë mjedisin e biznesit në Kosovë, të promovojë zhvillimin industrial, të adresojë deficitin tregtar, të shtojë vendet e punës duke krijuar te reja, si dhe të sigurojë efikasitet të burimeve dhe një ekonomi më qarkore.

 

Përmes politikës industriale synojmë që deri në vitin 2030, industria e Kosovës të transformohet në një industri më të integruar globalisht, që është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të shtuar të lartë dhe të ofrojë punësim të denjë.

 

Në zbatim të kësaj strategjie të industrisë, me vendim të Qeverisë, është themeluar Këshilli Industrial. Ky këshill ka për qëllim përfaqësimin e industrisë në hartimin e rekomandimeve për Qeverinë e Republikës së Kosovës, lidhur me masat konkrete për nxitjen e zhvillimit të industrisë vendore. Ne e dimë që planifikimi vjen prej lart, por e vërteta vjen prej poshtë. Ndërkohë, që idetë vijnë gjithandej. Kjo do të thotë se teksa flasim, të gjithë ne bashkë duhet të jemi edhe dëgjues të mirë, që të mësojmë prej atyre që punojnë praktikisht, por edhe që mendojnë se si mund të punojmë edhe më shumë edhe më mirë.

 

Kurse, në zbatimin e Strategjisë kombëtare të zhvillimit dhe përmirësimin e dialogut publiko-privat, së fundmi e kemi lansuar platformën e dialogimit në mes të sektorit privat, partnerëve zhvillimor, organizatave joqeveritare dhe Qeverisë në kuadër te Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime. Me një konfirmim nga ana jonë se konsiderojmë që nuk jemi as dy, as tri, as katër palë, po e njëjta palë në të njëjtën anë edhe për fitimin e zgjerimin tuaj, edhe për zhvillimin e progresin e shtetit e të shoqërisë. 

 

Në mbështetje të sektorit privat kemi hartuar e miratuar një sërë politikash e ligjesh që për qëllim kanë ofrimin e një ambienti më të mirë të të bërit biznes. Por, krahas kësaj, sektorin privat e kemi përkrahur edhe drejtpërdrejt përmes masave të ndryshme mbështetëse e stimuluese. Vetëm përmes programeve të Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, mbi 320 bizneseve iu kemi dhënë përkrahje financiare nëpërmjet granteve në vlerë 11.8 milionë euro dhe subvencionuam kreditë për 395 biznese tjera në vlerë 12.4 milionë euro. Krahas tyre, me 2.8 milionë euro mbështetem edhe 226 ndërmarrje vendore në promovimin e produkteve, mallrave dhe shërbimeve në 33 panaire ndërkombëtare.

 

Për më shumë hapësirë për kreativitet dhe inovacion për të rinjtë dhe kompanitë e reja, mbështetem me 8 milionë euro Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren, ndërkaq për më shumë hapësirë për bizneset ndërtuam infrastrukturë fizike në investim kapital në vlerë prej 2.5 milionë euro, në parqet industriale në Vushtrri, Suharekë, Viti, Lipjan dhe Rahovec.

 

Mandej, përmes Pakos për Ringjalljen e Ekonomisë dhe masave tjera në përballje me krizën energjetike, kemi subvencionuar pagën e rritur në sektorin privat, mbështetem bizneset në zgjerimin dhe rritjen e kapaciteteve të prodhimit e të eksportit dhe siguruam që faturat e energjisë elektrike për ta të jenë më të lirat në rajon duke i subvencionuar ato.

 

Pra, edhe më tej Qeverinë e Republikës së Kosovës do ta keni në krah tuajin, në mënyrë që të keni sa më shumë, sa më gjatë, furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe çmime të përballueshme, gjithnjë më të përballueshme për energjinë elektrike.

 

Kurse, nëpërmjet arsimimit dual, aftësimit profesional që lidh shkollimin me tregun, pra shkollimin profesional me tregun e punës, po përgatisim fuqinë punëtore për kërkesat dhe nevojat e tregut.

 

Arsimi dhe aftësimi profesional është njëra nga përpjekjet tona më të mëdha të transformimit të ekonomisë sonë, sepse përveçse siguron punësim e rritë produktivitetin e sektorit privat, ofron dhe përplotësim profesional që ne besojmë se do të ndikojë pozitivisht edhe në rritjen e punësimit, edhe në rritjen e cilësisë përbrenda punësimit, edhe në uljen e migrimit për arsye profesionale.

 

Andaj, koston për shkollimin e fuqisë punëtore nuk duam t‘ua lëmë krejt juve, por sa më shumë ta marrim ne, dhe në të njëjtën kohë t’ju ndihmojmë edhe për zgjerim brenda Kosovës, edhe për rritje të eksporteve tuaja, e ju me krejt çfarë dini e mundeni na ndihmoni që të rritet paga mesatare në nënsektorin tuaj për punëtorët tuaj të dashur.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM