Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se me qëllim sensibilizimin e publikut për ndikimin që ka dhuna e drejtuar ndaj fëmijëve apo dhuna kur dëshmitarë të saj janë fëmijët, Ministria e Drejtësisë ka hapur sot ekspozitën “Traumë në Letër”.
Vizatimet janë mbledhur nga të gjitha strehimoret në Republikën e Kosovës dhe ato hedhin dritë mbi realitetin delikat të dhunës por edhe shprehin shpresën e fëmijëve për një të ardhme paqësore.
Të pranishëm në hapje të ekspozitës ishin ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, deputetja Saranda Bogujevci, artistë, përfaqësues të organizatave dhe qytetarë të shumtë.
Ngjarja u organizua në kuadër të aktivititeve të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, në Qendrën për Praktikë Narrative, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.