Ministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka nënshkruar vendimin për publikimin e listës së përfituesve të mbështetjes financiare për studentet që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë e Matematikës (STEM).
Nagavci në postimin e saj në facebook ka thënë se në këtë thirrje kanë aplikuar 2761 studente vajza/gra ndërkaq, komisioni vlerësues ka konstatuar se 1882 prej tyre i kanë plotësuar kriteret sipas thirrjes publike dhe se të gjitha këto studente do të përfitojnë nga 1 mijë euro.
Mbështetja e vajzave/grave dhe fuqizimi i tyre përveçse ndihmon në ngritjen akademike e profesionale të tyre, kontribuon edhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm social e ekonomik të vendit.
Andaj, si Ministri e Arsimit e si Qeveri po ofrojmë mbështetje të vazhdueshme e shumë dimensionale për të gjithë studentët tanë.
Lista me përfitueset e bursave: