Build Skills with our trainings

Sign up now!

GAP publikon raportin, Prokurimi publik në Kosovë dhe fuqizimi ekonomik gjithëpërfshirës

Dhj 1, 2023

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022, prokurimi publik në Kosovë përbënte 6.5% të Bruto Produktit Vendor (BPV). Pavarësisht praktikave ndërkombëtare për fuqizimin ekonomik të grave dhe avancimin e barazisë gjinore, gratë mbeten të nënpërfaqësuara në fushën e prokurimit publik në Kosovë.

Procedurat e prokurimit publik rregullohen me Ligjin për Prokurim Publik, mirëpo ky ligj nuk përmban perspektivë gjinore dhe nuk përkon me Ligjin për Barazi Gjinore. Sipas Ligjit për Barazi Gjinore, të gjitha institucionet publike përfshirë ministritë, komunat dhe çdo autoritet tjetër kontraktues janë të obliguara të përfshijnë pikëpamjen gjinore në veprimtarinë e tyre.

Për të parë shtrirjen e prokurimit të përgjegjshëm gjinor në Kosovë, Instituti GAP ka analizuar gjithsej 9,673 kontrata të prokurimit publik në vitin 2022. Në analizë janë përfshirë përfituesit/et sipas autoriteteve kontraktuese të nivelit qendror, lokal, institucionet e pavarura dhe ndërmarrjet publike. Gjetjet e raportit tregojnë se 81.1% e bizneseve përfituese të kontratave në prokurimin publik janë në pronësi të burrave, 10.3% janë në pronësi të grave, 5.8% janë në bashkëpronësi të të paktën një gruaje, dhe për 2.7% gjinia e pronarëve/eve është e panjohur. Bizneset në pronësi të burrave kanë përfituar 405 milionë euro apo 78.7% të gjithsej kontratave, kurse bizneset në pronësi të grave kanë përfituar 25.4 milionë euro apo 4.9% të gjithsej kontratave të prokurimit publik gjatë vitit 2022.

Instituti GAP rekomandon të integrohet pikëpamja gjinore përgjatë gjithë procesit të prokurimit publik, përkitazi me kornizën ligjore të Kosovës, si dhe praktikat ndërkombëtare të prokurimit të përgjegjshëm gjinor; të caktohen objektiva dhe/ose kuota për pjesëmarrjen e bizneseve në pronësi të grave në proceset e prokurimit përkitazi me Ligjin për Barazi Gjinore; të bëhet mbledhja sistematike e të dhënave të ndara sipas gjinisë për të gjurmuar pjesëmarrjen e bizneseve në pronësi të grave, punonjëseve gra brenda organizatave ofertuese dhe ndikimin e vendimeve të prokurimit në barazinë gjinore, thuhet në komunikataën për media e GAP-it.

Raportin e plotë mund ta gjeni të bashkëngjitur në këtë email ose duke klikuar KËTU.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM