Ngjarje, histori e aventura të ndryshme të rinisë, kohës studentore në Paris, të udhëtimeve në vende të tjera përmes artit, janë përmbledhur në mënyrë kronologjike në monografinë mbi krijimtarinë e artistit aplikativ Blerim Luzha.
“Jeta ime dhe bota e artit” i dedikohet të gjithë adhuruesve të leximit të cilët janë të interesuar për historinë, jetëshkrimet dhe ngjarjet e rëndësishme shoqërore, politike e kulturore të kohës së shkuar nga perspektiva e një artisti.
Aktiviteti solemn përurues u organizua në Galerinë Kombëtare të Kosovës, ku morën pjesë artisti Blerim Luzha, familjarë dhe miq të tij, ministri Hajrulla Çeku, drejtorja e GKK-së Alisa Gojani Berisha, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, deputeti Besnik Tahiri dhe artistë e artdashës, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.