Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Klubi Futbollistik FC Prishtina ka ditur gjithmonë të jetë klub i legjendave të futbollit, ashtu siç janë Fevzi Rama e Faton Domi, dy futbollistët e gjeneratës së artë të fillim viteve 80′, dy lojtarët që na dhuruan shumë emocione nga fusha, sa herë luanin.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se për të nderuar dy legjendat, nën patronatin e kryeqytetit, bashkë me Federatën e Futbollit të Kosovës, Ligën e Veteranëve, kanë organizuar turnirin përkujtimor, ku fitues doli ekipi i veteranëve të KF “Dukagjini”.
Falënderoj të gjitha ekipet pjesëmarrëse në turnir, “Prishtina”, “Vllaznimi”, “Liria” dhe “Dukagjini”, të cilët tash e shumë vite kujdesen që emrat e dy legjendave të mos harrohen.