Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka vendosur gurthemelin e çerdhes në Prizren, ku ka theksuar se përveç kësaj çerdhe së shpejti do të funksionalizohen edhe dy çerdhe të reja në këtë qytet, të cilat do të rrisin përfshirjen e fëmijëve në edukimin e hershëm.
Ministrja Nagavci ka uruar që punimet në ndërtimin e kësaj çerdhe të ecin sipas dinamikës së parashikuar, ndërsa ka falënderuar Komunën e Prizrenit për bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti.
Nagavci ka bërë të ditur se objekti do të ketë kapacitet për sistemimin e 140 fëmijëve, në një ambient modern me 2 mijë metra katror.
Çerdhja e re në Prizren është investim i Ministrisë së Arsimit dhe ka koston mbi 700 mijë euro, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.