Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, toger Dritëro Bajrami fitoi çmimin “Studenti më i mirë” në Kursin Trajnues për Instruktor ITC në Republikën Çeke, në mesin e 30 studentëve oficerë dhe nënoficerë nga disa shtete pjesëmarrëse të botës duke treguar rezultate të larta si në aspektin akademik ashtu edhe në atë praktik.
Maqedonci në postimin e tij në Facebook ka thënë se çmimi i fituar nga toger Bajrami reflekton përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë të pjesëtarëve të FSK-së.