Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka bërë përurimin e objetit të ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Tre Dëshmorët” në të cilën do të ndjekin mësimet nxënësit e fshatrave Vrajakë dhe Bratotin të Rahovecit.
Ministrja Arbërie Nagavci me këtë rast ka uruar, nxënësit, mësimdhënësit dhe gjithë komunitetin për objektin e ri të shkollës, duke shprehur përkushtimin e plotë të Qeverisë për investim në infrastrukturën fizike, në mënyrë që nxënësit tanë të gezojnë ambiente moderne për mësim.
Ndër të tjera, Nagavci ka theksuar nevojën për përkushtim të përbashkët, për përmirësimin e rezultateve në arsim.
Ministrja Nagavci gjithashtu ka thënë se emërtimi i shkollës na e përkujton sakrificën sublime të dëshmorëve për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Shkolla “Tre dëshmorët” është investim i MAShTI në vlerë rreth 400 mijë euro dhe ka sipërfaqe 1100m², thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.