Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Fillojnë renovimet në Klinikën e Urologjisë

Dhj 7, 2023

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, së bashku me drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizi vizituan Klinikën e Urologjisë, ku u pritën nga drejtori i Klinikës, Dr. Petrit Nuraj.

Edhe në këtë klinikë do të ketë renovime rrënjësore për shërbime cilësore, krijimin e hapësirave të përshtatshme për shërbime mjekësore, ambiente komode, përmirësim të infrastrukturës, e të gjitha këto ndërhyrje do të jenë në funksion të shërbimit të qytetarëve dhe stafit shëndetësor.

Përmes investimit me vlerë mbi 1.2 milion Euro, në hapësirat e kësaj klinike pritet që të bëhet:

Renovimi i korridorit dhe riorganizimi i sportelit;

Sallat operative- Zhvendosja e ESWL (aparatit për thyerje të gurëve) dhe cistoskopisë në lokacionin e bodrumit të Kirurgjisë;

Renovimi i dhomave.

Përmirësimi i infrastrukturës është një parakusht që reforma të marrë formë, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM