Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci: Fuqizimi i gruas vjen nga arsimi dhe puna

Dhj 8, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Bruksel, ku po merrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor.

Me këtë rast, mori pjesë në panelin e diskutimit me temë: “Fuqizimi ekonomik i grave, një katalizator për rritjen e Ballkanit Perëndimor” ku ka theksuar rëndësinë e edukimit në arritjen akademike dhe fuqizimin e vajzave.

Duke folur për rëndësinë e edukimit, Nagavci ka prezantuar politikat arsimore dhe mbështetjen që i’u është ofruar grave dhe vajzave gjatë kohës sa ajo është ministre e këtij dikasteri.

Ministrja me këtë rast ka përmendur arsimin publik falas në arsimin e lartë, ndarjen e bursave për studime brenda dhe jashtë vendit, ndarjen e 4630 bursave STEM për tri vite, zgjerimin e infrastrukturës fizike, procesin e rishikimit të teksteve shkollore, etj.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci ka thënë se, fuqizimi i gruas vjen nga arsimi dhe puna, andaj prioritet i Qeverisë është fuqizimi i vajzave, grave dhe nënave të reja, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM