Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se Filmi debutues “The Land Within”, i regjisorit Fisnik Maxwille bashkëprodhim i Kosovës Ikonë Studio dhe Zvcirës Alva Film, mbështetur nga QKK, ka përmbushur kriteret për nominim në pesë kategoritë e Çmimeve Zvicerane të Filmit.
Kjo është hera e parë që një bashkëprodhim filmik zviceran-kosovar kualifikohet në kaq shumë kategori, sidomos në atë të filmit më të mirë.
Pas paraqitjeve të suksesshme nëpër festivalet ndërkombëtare, THE LAND WITHIN/ BOTA BRENDA MEJE kualifikohet për nominim në kategoritë e mëposhtme të Çmimeve të Filmit Zviceran: Filmi më i Mirë, Skenari më i Mirë, Kolona Zanore më e Mirë, Zërimi më i Mirë dhe Montazha më e Mirë.
Ceremonia e Çmimeve të Filmit Zviceran do të mbahet në mars të vitit 2024 ku edhe do të shpallen fituesit, thuhet në faqen zyrtare të QKK-së.