Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se 100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik tashmë kanë ardhur dhe shpejt fillojmë me krijimin e 10 stacioneve ku do të vendosen.
Rama në postimin në Facebook ka thënë se në të njejtën kohë jemi duke krijuar shtigje të reja për biçikleta, të cilat do të lehtësojnë udhëtimin me to, duke e bërë më të sigurt.
Përdorimi i biçikletës ndihmon në reduktimin e ndotjes së ajrit e po ashtu në përmirësimin e shëndetit tonë fizik e mendor.