Build Skills with our trainings

Sign up now!

Institucionet e Kosovës dhe USAID-i zotohen për të vazhduar përpjekjet kundër korrupsionit

Dhj 9, 2023

Aktiviteti i USAID-it për Integritet të Komunave në Kosovë ka lansuar Javën Kundër Korrupsionit që përkon me 20-vjetorin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit në prani të partnerëve, qytetarëve dhe mediave.

Maia Gogoladze, drejtore e Aktivitetit të USAID-it për Integritet të Komunave të Kosovës, iu drejtua të pranishmëve dhe theksoi hapat e rëndësishëm të bërë në betejën e vazhdueshme kundër korrupsionit. Për më tepër ajo tha se ky bashkëpunim i gjatë me institucionet e mbikëqyrjes të prokurimit publik ka luajtur një rol të rëndësishëm në vendosjen e themeleve për përmirësimin e qeverisjes dhe rritjen e llogaridhënies, integritetit dhe transparencës në Kosovë.

“Udhëtimi ynë kolektiv nuk ka të bëjë vetëm me auditimet dhe kornizat ligjore por ka të bëjë me riformulimin e narratives së Kosovës drejt integritetit, llogaridhënies dhe transparencës”, ka përmbyllur fjalimin e saj Gogoladze.

Ndërkaq, Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme pranë Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të gjatë me USAID-in në aspektin e zhvillimit institucional në përgjithësi dhe në fushën e prokurimit publik në veçanti.

“Pra instalacioni prapa meje i paraqitur nga USAID-i në mënyrë perfekte ilustron rëndësinë e ndikimit pozitiv të projekteve mirë të realizuara, pra pa korrupsion dhe ndikimin negative të projekteve jo mirë të realizuara, pra me korrupsion përmes prokurimit publik”, ka thënë Spanca. 

Sipas saj është vitale që të vazhdohen përpjekjet e institucioneve të Kosovës në luftën kundër korrupsionit duke shfaqur llogaridhënie, integritet dhe transparencë në procese të rëndësishme si prokurimi publik. 

Po ashtu, Kryetari i Bordit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), Osman Vishaj ka falënderuar mbështetjen e vazhdueshme të Aktivitetit të USAID-it për Integritet të Komunave përmes së cilës, sipas tij, KRPP është shndërruar në institucion të rëndësishëm mbikëqyrës të prokurimit publik.

“Përmes zhvillimit të Departamentit të Monitorimit dhe Analizave si dhe hapave të ndërmarra në digjitalizim të prokurimit publik ne së bashku me USAID-in po vazhdojmë rrugën tonë drejt të qenurit institucion llogaridhënës dhe transparentë”, ka thënë Vishaj. 

Shënimi i Javës Kundër Korrupsionit synon nxitjen e veprimit kolektiv qytetarë kundër korrupsionit, duke kërkuar në vazhdimësi rezultate konkrete nga qeveria lokale dhe qendrore që prekin pozitivisht jetën e qytetarëve dhe ripërtëritjen e përkushtimit për ndërtimin e një Kosove pa korrupsion, thuhet në komunikatën për media e USAID-it.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM